Vritet Edmond Mustafa anëtar i një grupi kriminal në Mal të Zi

Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar. Sipas “Vijesti”, ka mbetur i vrarë Edmond Mustafa.

Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve.

Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën Maršala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesi është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa hetimet po vijojnë./albeu.com