Një shqiptar në Itali ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të shtune. Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në Milano të Italisë ku i moshuari Walter Budri, qëlloi për vdekje 45-vjeçarin shqiptar i identifikuar si Dritan Hakaj.
Pas një debati me shqiptarin, 78-vjeçari italian ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 4 herë në drejtim të Hakajt.
Ai ka marrë vetëm një plumb në gjoks i cili rezultoi fatal për shqiptarin duke humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Krimi ndodhi në pallatin në Garbagnate, ku 78-vjeçari jetonte së bashku me gruan e tij, një shqiptare 51-vjeçare dhe djalin e saj.
Nga hetimet e para rezultoi se 45-vjeçari, banues në Milano, kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e pensionistit italian.