Vriten babë e bir në Dukagjin, iu djegin shtëpinë dhe i ekzekutojnë në pritë

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur zonën e Dukagjinit ditën e sotme, ku babë e bir janë ekzekutuar në pritë nga persona të paidentifikuar.

Vrasja ka ndodhur në fshatin Sumë të Njësisë Administrative Pult.

Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja, ka mësuar se viktimat janë Gjokë Gurra 57 vjeç dhe Eduard Gurra 31 vjeç.

Babë e bir u vranë përpara shtëpisë së tyre në fshat që ishte përfshirë nga flakët e zjarrit.

Nga informacionet policore bëhet me dije se mbrëmjen e së mërkurës, shtëpisë së familjes Gurra i ishte vendosur zjarri nga persona të paidentifikuar.

Nga zjarrvënia nuk ishte lënduar asnjë person pasi aty nuk banonte askush. Viktimat banonin në lagjen Partizani në Shkodër. (agentrealestateschools.com)

Familja Gurra u njoftua për djegien e banesës dhe sot babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra, shkuan të shikonin shtëpinë e shkrumbuar.

Mesa duket ngjarja ka qenë pritë. Aty, përpara shtëpisë së djegur, ata u ekzekutuan me armë zjarri nga persona të panjohur dhe mbetën të vdekur në vend.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Shkodrës, ndërsa po hetohet për të zbardhur shkaqet e këtij krimi të rëndë si dhe për të identifikuar e zbuluar autorët