“Vr*ite shqiptarin”, “Kosova është Serbi”, Gjykata merr vendim për malazezin që u arr*estua gjatë festës së Vidovdanit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e parabu*rgimit prej 30 ditësh malazezit i cili të hënën gjatë manifestimit të përvjetorit të Vidovdanit, ka bërë nxitje të urrejtjes.
Sç njofton Gjykata, R.J. ka kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe e mos durimit”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.J. ka kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe e mos durimit” e sanksionuar nga neni 141 par.1 të KPRK-së, se me datën 28.06.2021, rreth orës 14:00 në fshatin Mazgit, Komuna e Obiliqit, respektivisht tek monumenti i “Gazimestanit”, i pandehuri, me dashje dhe planifikim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim mes grupeve etnike dhe fetare që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që gjatë manifestimit te përvjetorit të njohur si “Vindov Dan”, i njëjti publikisht dhe në prezencën e një numri të konsiderueshëm qytetarësh, ka brohoritur, “Vr*ite shqiptarin”, “Kosovën do ta lajm me gjak”, “Kosova është Serbi”, kurse para gazetarëve dhe mediave të pranishme ka deklaruar se “shqiptarët do ta kenë ngushtë”, duke rre*zikuar prishjen e rendit publik, duke nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje mes grupeve etnike dhe fetare në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së parabu*rgimit kundër të pandehurit R.J. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e parabu*rgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit 187 paragrafi 1, nën paragrafi 1.2.1 dhe paragrafi 1.2.3 të KPP-së.”