Vret të birin e dehur/ Korçë, arrestohet i moshuari 77 vjeç, e qëlloi me çekiç në kokë


Një krim brenda familjes ka ndodhur në fshatin Zvezdë të Maliqit ku babai i moshuar ka vrarë djalin me çekiç pas një grindje të lindur për shkak të konsumit të alkoolit.

Familja e deklaroi ngjarjen si aksidentale por ekspertiza mjeko-ligjore provoi se Hamdi Bylykbashi ishte goditur në kokë me mjete të forta dhe më pas policia arriti të zbardhte të vërtetën.

50-vjeçari Hamdi Bylykbashi në gjendje të dehur ka debatuar shumë me të dy prindërit në oborrin e banesës së tyre, në qendër të fshatit.

by TaboolaSponsored Links
You May Like
What’ll Happen to You If You Start Eating 3 Eggs a Day?
TheFoodHealth.com
Në debat e sipër sipas policisë viktima ka tentuar të hedhë babanë e tij Shefkiun në pusin i cili ndodhet në oborrin e banesës.
Pasi është shmangur, i moshuari ka arritur të marrë një çekiç i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë dhe me të ka goditur disa herë në kokë djalin e tij të vetëm.

Kryeplaku i fshatit, Adriatik Lilo tha se pas kthimit nga Franca ku jetonte si emigrant, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi konsumonte rregullisht alkool ndërsa babai vuante nga skleroza.
Sakaq pas arrestimit Shefki Bylykbashi në gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit. Ai ka deklaruar para policisë, se nuk ka pasur konflikt për asnjë arsye me të birin, por fakti që 50-vjeçari vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.