Vrau vajzën 7-vjeçare në Britani, ngrihet zyrtarisht akuza ndaj shqiptares

Ngrihet aktakuzë zyrtare për vrasje ndaj shqiptares që dyshohet që vrau një vajzë 7-vjeçare në Angli.

30-vjeçarja do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim përpara se të dalë përpara gjykatës të martën.

Eltiona Skana, për të cilën mediat vendase thonë se është me origjinë shqiptare, e qëlloi fare papritur vajzën që po luante në park më 22 mars.

Mësohet se ajo nuk e njihte as Emily Jones, dhe as familjarët e saj që kishin qenë në park së bashku me të. Emily ishte fëmijë i vetëm.

Nëna dhe babai i saj e përshkruan vogëlushen si “ dritën e syve të tyre”.

Sulmi i pakuptimtë duket se i ka shkatërruar krejtësisht. Edhe pse punonjësit e ndihmës së shpejtë u përpoqën shumë që ta ndihmonin Emilyn, ajo fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagës së thellë në qafë.

Pas vdekjes së saj, nxënësit e shkollës ku mësonte 7-vjeçarja mblodhën më shumë se 12.0000 paundë për ngritjen e një memoriali në kujtim të saj.