Vr*au me thi*kë 33-vjeçarin në Durrës, arr*estohet i riu

Policia e Durrësit ka arr*estuar 26-vjeçarin Arbër Kote i cili ditën e djeshme vr*au me thi*kë një 33-vjeçar Idajet Dulla. 26-vjeçari go*diti për vd*ekje Idajet Dullën pas një kon*flikti të çastit për motive të dobëta i cili si pasojë e pla*gëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Njoftimi i policisë
Durrës-Vihet në pr*anga autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë një 33-vjeçar. Policia e Durrësit menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur zbardhjen identifikimin dhe kapjen e autorit. Në vijim të veprimeve u arr*estua në flagrancë shtetasi A.K. 26 vjeç banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një kon*flikti të çastit për motive të dobëta ka go*ditur me  mjet prerës (thi*kë) shtetasin I.D. 33 vjeç i cili si pasojë e pla*gëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vr*asja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e ar*mëve të ftohta”./ Opinion.al