Vrau fëmijët, qëlloi gruan dhe veten, mediat gjermane: Autori kishte kërcënuar edhe…

Mediat gjermane sërish kanë kthyer në temë ditore tragjedinë e familjes shqiptare në Gjermani, ku shqiptari F.R. (44) qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 13 dhe 11-vjeçare dhe po ashtu plagosi gruan e tij A.R. (38) dhe në fund qëlloi veten.

Thuhet se nga e gjithë kjo ngjarje ka mbijetuar gruaja, e cila është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, hetuesit janë duke u marrë me rastin. Ajo çfarë mësohet është se familja shqiptare kishte pasur shpesh debate. Fqinjët thonë se F.R. ka qenë gjaknxehtë, raporton “Bild”. Ai madje mësohet se në të kaluarën kishte kërcënuar edhe të afërmit e tij, të cilët e kishin denoncuar në polici.