Vrau 8 persona me automatik dhe u arratis, ky është autori i dyshuar në Serbi

Një 21-vjeçar i identifikuar si Uroš B., dyshohet se është autori i masakrës së radhës në Serbi ku janë vrarë të paktën 8 persona dhe janë plagosur 13 të tjerë.

Sipas mediave serbe 21-vjeçari ka qëlluar me armë në fshatin Dubone, Malo Orašje dhe afër Smederevës pranë një këndi lojërash ku mblidhen vazhdimisht të rinjtë.

I riu ka qenë duke lëvizur me makinën e tjj “Mercedes” kur ka qëlluar me automatik ndaj 18 personave. Raportohet se ai ka vrarë një polic dhe motrën e tij më të vogël.

Fqinjët e 21-vjeçarit janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë ndërsa thonë se ai ishte pak i çuditshëm, por që askush nuk i ka kushtuar rëndësi të veçantë.