I dyshuari për vrasjet e shumëfishta në Cetinje, Aco Martinoviq (45), mbrëmë tentoi të vetëvritej dhe ndërroi jetë gjatë transportit spitalor, ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Danilo Sharanoviq, raporton RTCG.
Ai tha se operacioni policor për kapjen e Martinoviqit u krye me sukses.
Sharanoviq deklaroi se Martinoviq tentoi të vetëvritej, por nuk ndërroi jetë në vendngjarje.
Drejtori i Policisë, Lazar Shqepanoviq, tha se motivi i vrasjeve ende nuk dihet, ndërsa viktimat janë miq dhe kumbarë të tij.
“Të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme,” tha Shqepanoviq.
“Ata e rrethuan, krijuan një unazë. Ai ishte ne
një situate pa dalje dhe qelloi veten në kokë.
Pas plagosjes, u bë një perpjekje për ta
transportuar në spital, por ai nuk i mbijetoi plagëve,” tha Shgepanovia.
Ai shtoi se nuk duhet spekuluar për numrin e viktimave dhe theksoi: “Nuk duhet te ketë
më viktima.”
Masakra e Martinoviqit filloi në kafenenë
“Velestovo””, ku ai vrau pronarin dhe tre burra
te tjerë dhe me pas shkoi në lagjen Humçi,
ku vrau fëmijet e pronarit të kafenesë dhe
plagosi gruan e tij. Ai kreu masakrën ne katër
lokacione dhe vrau 10 persona, perfshirë dhe anëtare te familjes se tij. Katër nga të plagosurit janë në gjendje të rënde dhe ndodhen në Qendrën Klinike të Malit te Zi.
Mjekët po luftojnë për jetën e tyre. Ne Malin e Zi eshtë shpallur njëperiudhe zie prej tri ditesh.