Vrasje me armë zjarri në afërsi të Vlorës, policia jep detaje: Viktimë një 30-vjeçar, u qëllua brenda makinës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, ku rreth orës 18:15, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën nga plagët e marra.