Vrasje me armë në Klinë të Kosovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Klinës, ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Një person ka humbur jetën si pasojë e këtij incidenti tragjik.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit ngjarja ka ndodhur sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal.

“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi për Insajderin.