Një ngjarje e rëndë tra*gjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zagreb të Kroacisë. Sipas informacioneve të mediumeve vendase, në lagjen Millanovi të Kroacisë, policia ka gjetur tre fëmijë të mb*ytur si dhe babanë e tyre i cili ka tentuar të vetëvr*itet.
Mediumet shkruajnë se gjatë kohës së kryerjes së kr*imit, nëna e fëmijëve nuk ka qenë në shtëpi, pasi që prindërit kanë qenë të ndarë, ndërsa fëmijët po kalonin vikendin me babanë e tyre.
“Rreth orës 02:00 në Milladinovi, pas informacioneve të marra për vetëvr*asje, në banesë është gjetur një mashkull që ka tentuar të vetëvr*itet, pas çka është dërguar në spital”, thonë nga Policia Kroate.
Policia nuk jep informacione zyrtare në lidhje me vd*ekjen e fëmijëve.
“Tre fëmijë pa shenje jete janë gjetur në banesë, ndërkaq dyshohet për kryerjen e veprës penale-vr*asje”, thotë Policia Kroate.
Bëhet fjalë për dy vik*tima binjak, motër e vëlla të moshës shtatë vjeçare, dhe një djalë tjetër i moshës katër vjeçare. Babai i fëmijëve mendohet se punon për një kompani konsultuese austriake.