Vrasje e rëndë në Serbi: Burri vret të dashurën 26 vjeçare, më pas e vret veten e tij

Një burrë ka hyrë në një sallon për solarium në Novi Sad, ku ka qëlluar të dashurën e tij, transmeton Telegrafi serb.

Vajza 26-vjeçare ka ndërruar jetë në vend.

Pas kësaj ai ka qëlluar veten në kokë dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike në Vojvodinë.

Sipas informacioneve jozyrtare, burri është shitës armësh në një dyqan që ndodhet jo shumë larg salloni pë solarium. Ai kishte në posedim të ligjshëm një armë.