Vrasje e dyfishtë në Gjakovë – Zbulohen motivet e vrasjes së dy vëllezërve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën pasdite në Gjakovë. Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur pas një konflikti pronësor me të dyshuarin.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha e ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi. Ai ka thënë se sipas informatave të para motivet e vrasjes janë për shkak të një prone.

Sipas tij, dorasi është identitfikuar por ndodhet ende në arrati. Ai tha se policia është duke e kërkuar.

“Mund të konfirmoj behet fjal për vrasje te dyfisht. Viktimat janë vëllezër mes vete. Personi i dyshuar është i identifikuar por ndodhet në arrati”, ka thënë ai.

Ai bëri të ditur se dy viktimat janë të moshës së re./ Gazeta Insajderi/