Vrasje e dyfishtë mbrëmjen e sotme në Maqedoni, një grua ka vrarë bashkëshortin dhe vjehrrin e saj

Mbrëmjen e sotme në një qytet të pjesës lindore të Maqedonisë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, raporton 24info.mk.

Një grua 37-vjeçare me thikë ka vrarë burrin e saj dhe më pas vjehrrin, babanë e burrit të saj. Sipas informacioneve, shkaku i vrasjes ishte një zënkë familjare. Gruaja është arrestuar dhe ndodhet në stacionin policor, ndërsa priten më shumë informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme.