Vrasja në Tiranë, dyshohet për prishje të pazareve të drogës dhe larje hesapesh

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e disa minutave më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku persona të paidentifikuar vranë me kallashnikov shtetasin Iliaz Çali ( në fillim u raportua se quhej Jurgen). Në media thuhet se shkak për vrasjen e tij të jetë bërë prishja e pazareve të drogës dhe larja e hesapeve.

Iliaz Çali nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në 2 korrik të vitit 2016-të pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit, forcat policore duke ushtruar kontroll në të gjitha banesat, gjatë kontrollit rastësor në kërkim të pistave që mund t’i çonin tek grabitësit e parave, i gjetën në një banesë 682 rrënjë kanabis.