Vrasja në Tetovë/ MPB informon se ka të dyshuar

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në Tetovë në rrugën “Shtipska”. Jozyrtarisht, vrasja ka të bëjë me rastin e krismave që ndodhën më 11 janar 2024 ku para Spitalit të Tetovës. Nga MPB thonë se tanimë kanë të dyshuar dhe është lëshuar fletarrest.

39 vjeçari nga Tetova humbi jetën mbrëmë pasi mbi të u qëllua me armë zjarri nga një veturë në lëvizje.

“Në rrugën ,,Shtipska” në Tetovë, një person që kishte qenë me veturë ,,Mercedes” kishte qëlluar me armë zjarri ndaj veturës ,,BMW” në të cilën ishte personi me inicialet R.T., i cili kishte ndërruar jetë menjëherë nga plagët e marra”. Nga Ministria e punëve të brendshme informojnë se kanë zhvilluar biseda informative me disa persona dhe se tanimë ka person i cili dyshohet se ka kryer vrasjen”, thanë nga SPB-Tetovë.

“Tanimë kanë bazë dyshimet për kryersin e mundshëm të veprës. Është lëshuar fletarrest qëndror dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e rastin”, thanë nga MPB.

Prokuroria Publike sot kumtoi se është kryer ekspertizë në vendin e vrasjes së mbrëmshme në Tetovë, si dhe prokurori publik i ka dhënë të gjitha urdhrat e nevojshme, mes të cilave urdhër për autopsi dhe urdhër për sigurim të xhirimeve nga videombikëqyrja. “Automjeti dhe gjurmët tjera janë marë për eksertizë. MPB po vepron për zbilim të autorit”, thone nga Prokuroria.

l