Vr*asja në Strugë, Prokuroria mbledh provat


Burri i cili mbrëmë vr*au bashkëshorten e vet dhe më pas bëri përpjekje te vetëvr*itet, është jashtë rre*zikut për jetë. Nga Prokuroria publike njoftuan se janë grumbulluar prova dhe materiale që do u bëhet ekspertiza, mes të cilave edhe ar*ma me të cilën është kryer vepra pe*nale. Për shkak të konfirmimit të fakteve, prokurori publik do t’i marrë në pyetje edhe dëshmitarët e rastit. Me urdhër të prokurorit publik, ndaj trupit të gruas së vr*arë do të bëhet obduksion. Vr*asja ka ngjarë mbrëmë në Strugë, gjersa bashkëshortët kishin qenë mysafirë tek miqtë e tyre. Nga SPB Ohër thonë se bashkëshortët ishin nga Manastiri, me vendbanim të përkohshëm në Strugë.

“Ka shp*ërthyer një grindje verbale mes bashkëshortëve, pas çka në një moment, bashkëshorti me thi*kë i ka shkaktuar pl*agë gruas së vet. Ai është përpjekur të arr*atiset por është pe*nguar nga miqtë e tij. Në një moment të caktuar bashkëshorti ka bërë përpjekje të vetëvr*itet, por gjithashtu është penguar. Nga vendngjarja janë marrë prova dhe materiale që do jenë të vlefshme dhe të rëndësishme në procedurën e mëtutjeshme, deri në aktvendimin për veprën pe*nale”, deklaroi Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB- Ohër.