Është arrestuar edhe një person për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Tre të dyshuar janë arrestuar më 11 dhjetor për vrasjen e tre personave në Gllogjan, por njëri prej tyre para dy javësh u lirua nga paraburgimi.
Vrasje e trefishtë në Gllogjan ndodhi më 26 nëntor të vitit të kaluar, ku mbeti i plagosur edhe një person, nga sulmi me armë zjarri që ndodhi mbi autobusin me udhëtar në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Dy prej të vdekurve ishin nxënës, ndërsa personi i tretë shoferi i autobusit.