Vr*asja e pronarit të “Selo Tours” në Serbi, flasin nga familja e të ndjerit

Një person ka mbetur i vr*arë mbrëmë në Novi Pazar. Bëhet fjalë për pronarin e një agjencie turistike në Kosovë. Persona ende të panjohur për organet e hetuesisë kanë shtënë në drejtim të Selatin Janjevës ku i vd*ekur ka mbetur vetë ai si dhe një person tjetër që ishte me tashmë të ndjerin është pla*gosur.

E motivet dhe se kush janë personat që e kryen këtë akt siç duket nuk po i di askush. Pronari i Selo Tours u v*ra para shtëpisë së tij. Familja e të ndjerit përmes një njoftimi ka njoftuar për vd*ekjen e Janjevës.

“Të Dashur farefis dashamirës dhe udhëtarë me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë ju shua edhe një dritë! Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjindet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim!” kanë deklaruar nga familja e të ndjerit.

Pas të shtënave, vr*asësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij.