Vrasja e Orhan Bajramit-Okit u njoftua një ditë para se të ndodhte vrasja në “Tik Tok”

Vrasja e djeshme e shtetasit maqedonas Orhan Bajrami-Oki në Halkidiki është bërë e ditur në platformën “Tik-Tok” një ditë para se të ndodhte vrasja. Profili nga i cili është shpallur vrasja nuk është më aktiv me emrin “tmerii0101”. Likuidime të tjera dyshohet se janë shpallur në të njëjtën llogari për më shumë se një vit, raporton portali 4NEWS.mk.

Postimi në foto me Okin thoshte se ai ishte i radhës në listën e likuidimit dhe më pas se puna u krye.

Për momentin nuk dihet se kush qëndron pas profilit dhe nëse ka lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen në Hanioti.

Mediat greke raportuan dje se gjetjet fillestare flasin për një përballje mafioze, megjithëse policia greke është ende duke hetuar rastin.

Informacionet thonë se sulmuesit kanë ardhur me motoçikleta, të maskuar, në mes të natës dhe kanë qëlluar me mbi 20 plumba Orhan Bajrami Oki dhe Sead Slezovic në banesat në vilat luksoze Suni në Hanioti.

Mediat greke raportojnë se policia ka gjetur njëzet gëzhoja kur mbërriti në vendngjarje pas thirrjes së parë.Pa Censurë