Vrasja e nënkomisarit në Lezhë, eksperti: Kishte nervozizëm nga policët, mund të ishin vrarë të tre

Profesor i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel tha se aty mund të ishin vrarë të tre policët.

Bazuar në videon që u bë publike në media, ku tregohet momenti i vrasjes së nënkomisarit, Saimir Hoxha ai tha se policët ishin të nervozuar kur dolën nga makina.
Ai numëroi disa prej gabimeve të kryera nga policët, që nëse do të ishte zbatuar siç duhet procedura standarde mund të ishte shmangur tragjedia.
Sipas Karamuços, gjithmonë policia duhet të ketë para makinën e ndaluar dhe jo mbrapa siç ishte në rastin e vrasjes së Hozhës nga Aldi Rama.

“Unë kam pasur një dilemë nëse duhej të flisja me disa specifika që kjo ka video sepse më ngjante sikur do t’i bëja gjyqin një dëshmori. Më ngushëlloi fakti që zbatoi urdhrat e një eprori. Sa kohë ne kemi të miratuar se si bëhej ai postobllok. Mënyra se si kanë dalë nga makina është me nervozizëm. Është nëpërkëmbur autoriteti i policisë, sepse ata janë nervozuar se përse po na ndjekin këta. Kam ardhur për ta bërë më të përgjegjshme. Ne jemi për një mision të madh. Nëse eprori paguhet për të qenë i tillë, paguhet për të bërë një punën. Ata kanë qenë në vijë zjarri dhe mund t’i vrisnin të tre. Sepse është kryqëzimi i spoteve të verbra. Unë nuk i di nga vetja, por janë procedura standarde. Ka pas gjaknxehtësi për të sqaruar se çfarë kanë këta. Kjo ndodh përditë në Tiranë. Shoh policë kur bëj vrap, dy shikojnë brenda makinës së shoferit, një në motor me celular dhe një takon familjarin, se qarkullojnë gjithmonë 4 këta të Shqiponjave. Duhet të diskutohet edhe antiplumbi, është serioze puna”, tha profesori.
Ka nisur hetimi se përse policët ishin pa mbështetje në operacionin anti hashash,që solli dy viktima. nënkomsarin dhe autorin.
Si ndodhi ngjarja

Në video duket makina që ndalon, shoferi dhe pasagjeri i parë zbret nga makina për kontroll, ndërsa Aldi, i cili qëndronte i ulur në sediljet e pasme nuk del.
Në këtë moment i afrohet oficeri Saimir Hoxha, i cili i kërkon të dalë nga makina dhe ta kontrollojë, Ndërsa fjalët e Aldit ishin këto: ‘Unë nuk jam për t’u kontrolluar’ dhe e qëllon me dy plumba në gjoks.
Pas këtij momenti në pamjet shihet se shokët e tij tmerrohen. Aldi Rama merr drejtimin e makinës dhe i jep gaz për t’i larguar nga vendngjarja.
Në këtë moment dy oficerët e policisë qëllojnë drejt makinës me të cilën po arratisej Aldi Rama dhe arrijnë t’i shpojnë asaj gomat. Pavarësisht gomës së makinës, Aldi arriti që të arratisej 1 km nga vendi i ngjarjes dhe më pas lë makinën e arratiset në këmbë.
Ndërkohë dy shokët e Aldit janë arrestuar në moment dhe kanë rrëfyer në polici se nuk kanë pasur dijeni se Aldi ishte i pajisur me nja armë, ndërsa theksojnë se nuk po lëviznin në atë zonë për çështje hashashi.