Vrasja e Liridona Murselit/ Gazetari: Ka mospërputhje të deklaratave të bashkëshortit të saj

Gazetari Visar Duriqi ka komentuar ngjarjen tronditëse që ndodhi mbrëmë në kryeqytet ku Liridona Murseli bashkëshortja e Naim Murselit, këshilltari të Behgjet Pacollit mbeti e vrarë në rrugë.

Duriqi ngjarjen e ka cilësuar si “grabitje të shkuar keq”.

Ai ka thënë se ka mos përputhje të deklaratave të bashkëshortit të të ndjerës.

Madje Duriqi ka kërkuar që çështja të mos “hallakatet” dhe Naim Mureseli të intervistohet sërish nga Policia.

Disa herë ai thekson se i njëjti duket se ka qenë i shokuar nga ngjarja në momentin e dhënies së deklaratës.

“Grabitje e shkuar keq, qëllimi i tij ka qenë me grabit por në një rrethanë ka ndodhë diçka edhe është detyru me përdorë armën…Është me rëndësi me cekë nga ajo çka është publikuar deri tani, ka njëfarë lloj diskrepance të cilat mundem u përshkru veç me një send personi i cili e ka rrëfy krejt këtë ngjarje, pra burri ka qenë tepër në shok dhe nuk ka mundur me tregu se çka ka ndodhë”, ka thënë Duriqi,

“Kjo diskrepanca që edhe sot e pashë… diskrepanca është forma që i kam largu fëmijët, pastaj i ka marrë telefonat tani u kthy e ka vra është njëfarë mos përputhje, ka një mungesë logjike – I vetmi shpjegim që mundesh me i dhënë kësaj është që personi kur e ka dhënë intervistën në polici ka qenë në shok të madh edhe nuk iu janë kujtu krejt detajet“, u shpreh ai në Kanal 10.

“Mendoj që nuk është fort mirë me ‘hallakat’ në këtë nivelin e diskrepancës se si ka mujt me ndodhë ngjarja. Sepse është në shok, fëmija e kanë parë vrasjen e nënës, ai të gruas kështu që gjithçka që ka deklaru ai duhet me u rishku edhe njëherë prej Policisë sepse ka mospërputhje“, theksoi Duriqi.