Vr*asja e hendbollistit kroat: Të akuzuarit nuk ndjehen fajtorë

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka filluar procesi gjyqësor për vrasjen e hendbollistit 27-vjecar kroat, Denis Tot, që ndodhi më 7 Prill të këtij viti, para një klubi të natës në Parkun e Qytetit të Shkupit. Tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Tre të akuzuarit Anxhelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski, thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë për vrasjen e hendbollistit 27 vjecar kroat, Denis Tot, më 7 Prill në Shkup. Të tretë ngarkohen për veprën “vrasje” ku parashihet dënimi me burg prej së paku 5 vite.

Para se t`i prezantojë dëshmitë për fajin e tyre, Prokurorja Trajçevska, ka përshkruar se cfarë ka ndodhyr natën e kobshme më 7 Prill para një klubi të natës në Shkup. Përplasja kishte filluar që në automjetin taksi, ku kishin hyrë tre të akuzuarit dhe viktima.

Prokurorja ka bërë të ditur se në dispozicion kanë xhirimet e kamerave të sigurisë ku shihet e gjithë ngjarja, dokumentacioni mjekësor, teshat e viktimës, ekspertiza e celularëve të të akuzuarve e të ngjashme. Seanca e radhës është caktuar më 14 Shtator, ku pritet që para gjykatës të prononcohen të akuzuarit që nuk kanë pranuar fajin bashkë me avokatët e tyre si dhe të merren në pyetje disa dëshmitarë./KlanMacedonia/