Lënda për vrasjen e dyfishtë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është në fazën para-hetimorë, ndërsa autopsia e trupave të viktimave ka përfunduar, kështu deklaroi në një intervistë në TV Alsat, shefi i Prokurorisë Themelore në Shkup, Gavrill Bubevski. Pa dhënë detaje nga raporti i autopsisë, Bubevski shpalosi një pjesë të informatave që veçmë janë të njohura për opinionin.
Për afërsisht 40-50 gëzhoja janë gjetur rreth trupave të viktimave…pjesa më e madhe e plumbave kanë përfunduar në trupat e tyre, gjegjësisht vetëm një pjesë e vogël prej tyre kanë përfunduar jashtë trupave të viktimave”, tha Bubevski.
I pyetur në çfarë gjuhe i janë drejtuar të pranishmive në lokal, personat e maskuar që kanë hyrë në lokalin “Shisha Bar”, Bubevski tha se ata kanë përdorur gjuhën maqedonase, por, shtoi se nuk dihet nëse e folura ka qenë e pastër.
“Kanë folur në maqedonisht, por ajo nuk hetuar plotësisht nëse bëhet fjalë për gjuhë të pastër maqedonase, a është përzierje në lidhje me këtë, megjithatë ajo është situatë ku njerëzit kanë armë dhe kur I merr këto informacione nga dëshmitari, duhet të jeni pak i kujdesshëm për këtë”, tha Bubevski në Alsat.