Vrasja e dyfishtë në Çellopek, Spasovski flet për motivet

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se vrasja e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në Çellopek dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje. Spasovski thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të kemi detaje nga ngjarja”, thotë Spasovski.