Vr*àsja e 67 vjeçares në Dragash, Prokuroria: Kunata e gò*diti me dru duke i shkaktuar gja*kderdhje në tru

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e masës së parabu*rgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurës N.A., për shkak dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Vr*àsje e rëndë”.

Sipas kërkesës së prokurorisë, “e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes – motrën e bashkëshortit të saj, me të cilën ka bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët familjare, në atë mënyrë që me datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, derisa e ndjera ishte e shtrirë në njërën nga dhomat e shtëpisë, e pandehura me anë të një shkopi prej druri të modifikuar e god*et disa herë viktimën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij  lëndimi e njëjta ka ndërruar jetë me datë 26.12.2022, rreth orës 05:30″, thuhet në njoftimin e prokurorisë.​

Ndërkaq mbrëmë Sektori Rajonal i Hetimeve të Policisë së Kosovës pas kryerjes së ekzaminimit mjekoligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorit kanë ri intervistuar kunatën e viktimës , të dyshuarën N. A e lindur në vitin 1958. Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vr*àsjen. Këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur. /gazetametro.net