Vrasja e 35 vjeçares shtatzënë, flet halla e të ndjerës (VIDEO)

Hamide Magashi, viktima 35-vjeçare shtatzënë që u vra mbremë nga ish-bashkëshorti i saj, pritet të varroset nesër (e premte), në orën 13:00, në varrezat e vjetra të fshatit Llugagjiu. Familja e të ndjerës kanë hapur dyert për ngushëllime.

Ndërkaq, halla e të ndjerës, Fatmira Berisha, është deklaruar për IndeksOnline, ku ka treguar si e kanë pritur lajmin për vrajsen makabre të Hamide Magashit.Sipas saj, e ndjera dhe familja e saj gjithmonë kanë pasur kërcenime të shumta nga ish-bashkëshorti i saj.

“Ajo është martuar, 3 muaj ka qëndruar të burri, ai e ka maltretu, e ka rrahë, e ka lidhë, çka nuk i ka bo. U shku djali i migjës e ka marrë, por edhe pasi e ka marrë, ai e ka kërcenuar, ka ardhur për çdo ditë para derës tuj e kqyrë e duke e përcjellur. Tani janë dalë në gjyq në Ferizaj, me policë më anti-social dhe e kanë lenë që kur të lindë kjo me marrë beben ai. Edhe tash ka ardh koha me lindë, ajo u shku më lindë, ky u shku me vra. Për çka më shku me vra? Këto janë 7 motra, vëlla nuk kanë hiç edhe baba ju ka vdekë, edhe nana edhe migja”, ka thënë halla e të ndjerës. Ajo tregoi edhe si e kanë pritur lajmin e keq.

“Të spitali ka qenë e vetme, u dal më marrë do bukë me ni shoqe edhe e vrajti. Po kanë qenë të informuar, e kanë ditë edhe mjektë, e krejt”, tha ajo.
“Lajmin keq e ma keq, ku ka me keq se çikën e vllaut, pa prindër, pa vëlla pa kurgja. Shumë keq, nuk po mundem as me përballu daljen.

Kemi kërkuar mbrojtjen e saj, nuk kena mashkull në shtëpi”, vijoi ajo. Halla Fatmira Berisha si dhe një familjare e viktimës që nuk ka pranuar të dalë në kamerë, ka theksuar se marrëveshja ka qenë, Hamidja t’ia dorëzojë fëmijën e posalindur Sokolit (ish-bashkëshortit).

“Më marrëveshje e kanë pas, si të lindë, fëmijën më ja jep, anti-sociali e i ka lajmëru ata që ka shku në spital (ish-bashkëshortin), vjehrra ka qenë një ditë para se me ndodh, i ka dërguar rroba bebes dhe e ka lajmëru djalin e vet që është në spital po s’po pranon me u kthy me jetu më të përsëri. Kjo ska pranuar ka thënë për se gjalli unë nuk kthehna”, ka thënë ajo.

“Hamides i kanë thënë që pa problem ki me dal nuk ki nevojë mu rujtë kurgja hiç se përgjegjësinë e ka policia”, bëri të ditur ajo. Ato gjithashtu u shprehen të mllefosura ndaj institucioneve përgjegjëse, pasi sipas tyre fjalët kanë qenë se e ndjera të jetë nën ruajtjen e policisë si dhe në repartin e Gjinekologjisë është shtruar me letrën që është nën përcjellje, por që askush nuk ëshë kujdesur për të.