Vr*asja e 21 vjeçarit në Gjilan, ndalohen katër të dyshuar, i pesti në arr*ati

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se janë ndaluar katër persona, për vr*asjen që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Kr*ime të Rënda, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, tani të dyshuarit V.H., B.K., A.S. dhe E.N., pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në in*cidentin e mbrëmshëm (08 Nëntor 2021) me ar*më zj*arri në Gjilan, në të cilin tani i ndjeri E.R., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari V.H. i cili është pl*agosur po trajtohet në QKUK nën mbikëqyrjen dhe sigurimin e njësive policore.
“Gjithashtu, nga kjo ngjarje është pl*agosur edhe i dyshuari V.H., i cili është duke u trajtuar në QKUK, nën mbikëqyrjen dhe sigurimin e njësiteve policore”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se në rastin e mbrëmshëm dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një person, i cili gjendet në arr*ati.
“Po ashtu, në këtë rast, dyshohet se ka qenë i involvuar edhe një (1) person tjetër, i cili për momentin gjendet në arr*ati”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Trupi i pajetë i vik*timës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit E.R. është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, ndërsa, ndaj të dyshuarve të lartshënuar brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, nga Gjykata Themelore në Gjilan”, ka njoftuar Prokuroria.