Vrasja e 18 vjeçarit: Komuan e Podujevës merr vendim që t’ua ndalojë posedimin e telefonëve nxënësve gjatë mësimit


Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim që ta ndalojë posedimin e telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit dhe pjesës tjetër të stafit.

Bulliqi tregoi në Facebook se vendimi vlen për ambientet e “institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës”.

“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës. ❌📲”, shkroi ai.

“Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar”, shtoi Bulliqi.

Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurti.