”Vr*asësi ka emër”, disa nxënës të Tetovës kërkojnë drejtësi pas vd*ekjes së shokut të tyre

Deri sa vajza e dyshuar për vr*asjen e 16-vjeçarit i cili u gjet i vdekur në rrugën te ”Banjat e Tetovës” sot doli para Gjykatës Themelore në Tetovë, nxënës të shkollës së mesme ekonomike në Tetovë u mblodhën para gjykatës. Ata kërkojnë që të zbardhet rasti dhe autorët e vrasjes së shokut të tyre të marrin dënimin e merituar. Thonë se vik*tima ishte një nxënës shembullor.

”Drejtësi për vëllaun tonë Beharin, kjo nuk na tro*nditi vetëm neve. Heshtja është bashkpinimi ndaj vr*ases, jo gjithçka mund te falet , sidomos vr*asja, vr*asjet nuk kanë arsye, vr*asësi ka një emer”, tha Elma Kasami, nxënëse e shkollës së mesme ekonomike në Tetovë. ”Një vr*asje e tillë si kjo meriton një dënim të rëndë e jo një lirim të pa merituar, vr*asësi çdo herë do të ketë emër, në këtë rast Anesa”, tha një nxënëse.