Trupi gjykues pas disa shqyrtimeve gjyqësore e ka dë*nuar me bu*rgim të përjetshëm Naser Pajazitaj për vr*asjen e Donjeta Pajazitaj.
Sipas akta*kuzës së Prokurorisë, Naser Pajazitaj ak*uzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna Deçan, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” , me dashje dhe me ar*më të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka privuar nga jeta Donjeta Pajazitajn.
Në atë ditë, vik*tima kishte qenë duke shkuar ne punë në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet ne afërsi të shtëpisë së Nedi Jusaj, kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip Cheeroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr Donjetën me veturë, e me pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve te Strellcit, dhe kur arrin tek Kroni i Lajthisë e privon nga jeta me ar8më, duke sht8ënë dy herë në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Kurse ku*foma e vi*ktimës është gjetur më 17.12.2015 në vendin e ngjarjes nga disa kalimtar të rastit.