Vrasësi i 2-vjeçares Danka Iliç e kishte kërkuar atë bashkë me policinë

Një nga të dyshuarit për vrasjen e vogëlushes Danka Iliq ka marrë pjesë në kërkim në përpjekje për të ngatërruar hetuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët po punonin gjatë gjithë kohës për të hedhur dritë mbi zhdukjen misterioze të vajzës dy vjeçare raportoi Informer.rs.

– Njëri nga të dyshuarit ka marrë pjesë në kontroll. Tjetri u fsheh. Në atë drejtim ka shkuar edhe policia – ka thënë një burim për Informer.