Një 7-vjeçare e identifikuar si Khin Myo Chit ka mbetur e vd*ekur pasi ushtria e qëlloi me armë ndërsa vraponte drejt të atit. BBC shkruan se ushtarët që*lluan të voglën nga pas teksa ajo po vraponte të shkonte te i ati i saj. Ajo u vr*a pasi ushtria dhe policia bastisën shtëpinë e saj në qytetin Mandalay.
Motra e 7-vjeçares së vr*arë ka treguar të gjithë ngjarjes se si ndodhi. Ajo tha se fillismisht ushtarët shke*lmuan derën dhe pasi nxorën të gjithë njerëzit jashtë pyetën babanë e saj nëse kishte më njerëz brenda. Kur i ati e mohoi këtë ata kontrolluan shtëpinë dhe kur panë që vajza e vogël po vraponte e qël*luan.
“Ata shke*lmuan derën për ta hapur atë. Kur dera ishte e hapur, ata e pyetën babanë tim nëse kishte ndonjë person tjetër në shtëpi. Kur ai tha jo, ata e ak*uzuan atë për gënjeshtër dhe filluan të kontrollonin shtëpinë. Ky ishte momenti kur Khin Myo Chit vrapoi te babai i tyre për t’u ulur në prehrin e tij. Pastaj ata e që*lluan dhe e go*ditën atë,” tha May Thu Sumaya.
Qytetarët e Myanmarit kanë dalë në pro*testë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi e cila është në parabur*gim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.