Vrapçisht, njëri vëlla arre*stohet sepse shkeli orarin për lokalet, tjetri sepse hoqi vulën e inspektoratit

Mbrëmë rreth orës 20.30, policia ka privuar nga liria personin M.B, 30-vjeç nga fshati Negotinë i Vrapçishtit (Gostivar), pronar i një lokali në këtë vendbanim.
Nga MPB informojnë se arrestimi ka ndodhur pas dyshimeve të bazuara për kryerje të veprës penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore në kohë pandemie”.

“Gjatë kontrollit të objektit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se lokali po funksionon, ndërsa ka pasur rreth 25 mysafirë, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për punë të objekteve hotelierike”, shkruhet në raportin e Ministrisë së Brendshme.
Më tej në raport thuhet se pas regjistrimit të rastit, ndaj pronarit do të ngritet kallëzim sipas nenit 206 të Kodit Penal.