Vozitësit vrasês u kapën dje në magjistralen Tetovë- Gostivar!

Dje mbrëma dhe mbrëmë (18/19- mars) nga ora 22 deri në orën 03:00 në zonën Tetovë-Gostivar është kryer kontroll aksion në komunikacion i ndaj drejtuesve të mjeteve nëse dhe sa prej tyre drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit, në këtë kontroll janë zbuluar dhe sanksionuar 6 drejtues mjetesh (TE -4 dhe GV-2) tek të cilët është konstatuar prania e alkoolit në organizëm (gjak), prej tyre tek 3 (TE-2 dhe GV-1) deri në një e gjysëm promil.

Të gjithë shoferët-kundërvajtës janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni, ndaj tyre janë përgatitur parashtresat e parapara sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe përkohësisht iu është hequr patentë shoferi, përveç këtyre janë sanksionuar edhe 7 lloje tjera të kundërvajtjeve në komunikacion.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të mos konsumojnë alkool nëse drejtojnë automjet, sepse alkooli ua zvogëlon aftësinë dhe përqendrimin dhe vë në pikëpyetje sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu apelon që të rregullohet shpejtësia sipas kushteve të rrugës dhe të mos dalin në rrugë me automjete me defekte teknike.