Para pak minutave ka dalur për të votuar edhe kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi. Ai ka shpërndarë një fotografi nga qendra e vendvotimit në Gostivar ku ka shkruar edhe një pëshkrim rreth votimeve. “Demokracia është më e fuqishme kur të gjithë marrim pjesë, kur dëgjohet çdo votë. Sot votova për të mirën e komunës sonë dhe për përmbushjen e premtimeve në nivel lokal,” ka shkruar Xhaferi.
Ky është postimi i plotë i Xhaferit:
Demokracia është më e fuqishme kur të gjithë marrim pjesë, kur dëgjohet çdo votë. Sot votova për të mirën e komunës sonë dhe për përmbushjen e premtimeve në nivel lokal. Të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale ju uroj ditë të zgjedhjeve të suksesshme, fer dhe demokratike.