Voton Faton Ahmeti: Është ditë historike për të gjithë qytetarët ku do të vendoset për të ardhmen e vendit


Ka votuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti i cili ka shkruar në facebook:

“Bashkë me bashkëshorten time sot shfrytëzuam të drejtën qytetare të votës.
Është ditë historike për të gjithë qytetarët ku do të vendoset për të ardhmen e vendit, që si alternativë të vetme e kemi rrugën drejt Europës.
Le të jetë kjo një ditë feste me zgjedhje të lira dhe demokratike.
T’i themi të gjithë bashkë Jo Rusisë dhe Po Europës”.