Voton Bilall Kasami: “Unë votova për një të ardhme të ndritur të Tetovës”

Kandidati për të parin e Tetovës nga Lëvizja BESA, Bilall Kasami hodhi votën e tij për këto zgjedhje lokale.
Kasami ka bërë thirje që të qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre, për një Tetovë të ndritshme.

“ Sot një ditë e bukur me diell, votova për një të ardhme të ndritur të Tetovës. VOTO EDHE TI!” ka shkruar Kasami në FB.