Voton Albin Kurti: Sot është ditë e bardhë, ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë

Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hedhur votën në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë, që paraqet mundësi dhe shans që duhet shfrytëzuar dhe përdorur”.

Kurti tha që Kosova si shtet i pavarur sot i kthehet popullit si “burim i sovranitetit”.

“Me dashuri për vendin duhet të votojmë”, u shpreh Kurti.