“Vota e shacave”: Dyert e Konsullatës së Kosovës në Gjenevë mbushen me mesazhe


Shoqata Shqiptare e Studentëve të Gjenevës ka zhvilluar të dielën një aksion simbolik para Konsullatës së Kosovës në këtë qytet zviceran.

Organizatorët kanë “vendosur” votat në qese mbeturinash para derës së kësaj konsullate me mesazhet “Votat e Redbullave”, “Vota e gërrnaçave”, “Dhëmbët po na i ndreqni, votën po na prishni me qëllim që siç thonë në një njoftim për shtyp “mungesën e vullnetit politik nga ana e institucioneve tona për të lehtësuar pjesëmarrjen qytetare të diasporës”.

“Të gjitha pengesat që ne parashtrojmë në njoftimin “Vota e Diasporës” janë vendosur për të parandaluar ushtrimin e së drejtës së votës”.

“Ky veprim merr kuptim në Konsullatë sepse është vendi që përfaqëson shtetin e Kosovës. Insistojmë në faktin se asnjë individ që punon në Konsullatë nuk është në shënjestër të këtij veprimi. Konsiderojmë se ky vend u përket qytetarëve të Kosovës dhe se zyrtarët e tij u shërbejnë njerëzve dhe jo e kundërta. Për më tepër, Shteti i Kosovës duhet të garantojë burimet njerëzore dhe financiare për t’i mundësuar Ambasadat dhe Konsullatat të kryejnë procesin zgjedhor”, thonë nga kjo shoqatë.