Volkswagen ka ndaluar prodhimin e automjeteve në Rusi dhe poashtu do të pezullojë eksportet në tregun rus. Prodhuesi i makinave tha se lajmi për lu*ftën në Ukrainë është pranuar me shqetësim dhe tronditje të madhe nga kompania.
“Grupi Volkswagen e ka pranuar lajmin për lu*ftën në Ukrainë me shqetësim dhe tronditje të madhe. Volkswagen vazhdon të shpresojë për një ndërprerje të armiqësive dhe një kthim në diplomaci. Ne jemi të bindur se një zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin mund të gjendet vetëm në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha prodhuesi i makinave. E ndalimi i prodhimit të këtyre makinave në Rusi, sipas kompanisë do të vlejë deri në një njoftim të ardhshëm.
“Në sfondin e su*lmit rus në Ukrainë dhe pasojave që rezultuan, Bordi i Menaxhimit të Grupit të Volkswagen AG ka vendosur të ndalojë prodhimin e automjeteve në Rusi deri në një njoftim të dytë. Ky vendim vlen për vendet e prodhimit rus në Kaluga dhe Nizhny Novgorod”, shtoi ai, duke theksuar se eksportet e automjeteve në Rusi do të ndalen “me efekt të menjëhershëm”. Prodhuesit e tjerë të makinave, duke përfshirë Ford dhe Renault, kanë ndalur gjithashtu prodhimin në Rusi. Jaguar Land Rover dhe Volvo thanë se do të ndalojnë dërgesat në Rusi deri në njoftimin e radhës.