Mbrëmë në qendendër të qytetit të Tetovës grupi i tifozëve ‘Vojvoda’ të Teteksit festuan 30 vjetorit të themelimit të klubit, me thirrje kundë shqiptarëve dhe me fyerje të rënda për klubin futbollistik shqiptarë “Shkëndija”.
Pa Censurë njofton se, “Vojvodat” edhe sot e kanë vazhduar të njëjtin avaz, ku sot në ora 13:00 do të mblidhen tek Qendra Sportive në Tetovë për të përkrahur ndeshjen që zhvillon “Teteks”, qê nga ora 11:00 kanë filluar tifozët e “Vojvodas” që të mblidhen dhe të vazdhojnë me ritmin e njëjtë!
Pa Censurë do të ndjek live ngjarjen…
Teksa mbrëmë rreth orës 23:00 grupi i tifozëve “Ballistët” janë revoltuar për thirrjet antishqiptare, që “Vojvodat” provokonin në qendër të qytetit të Tetovës, ku edhe ka ardhur tek konflikti fizik!
Aktualisht katër djem nga grupi “Ballistët” janë të arrestuar nga policia e Tetovës, nën akuzën për dhunë ndaj grupit të tifozëvëve “Vojvoda”, teksa anjë tifoz maqedonas nuk është përgjigjur për thirrjet e tyre nacionaliste dhe nxitjen e dhunës./Pa Censurë