Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një fëmijë vetëm 4 vjeçar ka humbur jetën.
I mituri i identifikuar nga policia me inicialet M.Xh ka qenë duke konsumuar një kokërr kumbulle në momentin kur është bllokuar. Kumbulla i ka marrë jetën të riut pasi i ka bllokuar frymëmarrjen.
Sipas njoftimi të policisë, i bërë publik këtë të hënë, i mituri e ka humbur jetën teksa po transportohej në spital.
Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 29.07.2018, në spitalin rajonal Korçë, rrugës për në spital ka vdekur fëmija M. Xh., vjeç 4, banues në Korçë, pasi dyshohet se i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një frutë, kumbulle.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale./Gazeta Express