Vo*dhi 600 milion dollarë kriptovalutë dhe i kthen sërish, por refuzon shpërblimin 500 mijë dollarësh

Një hakeri që vo*dhi kriptovaluta në një vlerë pak më shumë se 600 milionë dollarë iu ofruan 500,000 dollarë dhe imunitet si shpërblim për kthimin e tyre. Poly Network, një kompani private amerikane bëri ofertën e diskutueshme pasi ha*keri u zotua të kthejë paratë.

Su*lmi u zbulua të martën kur Poly Network iu lut publikisht hakerit për ta ndihmuar. Një ish-zyrtar i FBI -së tha se “kompanitë private nuk kanë autoritet të premtojnë imunitet nga ndjekja penale”.
Su*lmi është një nga gr*abitjet më të mëdha të hakerimit në histori. Poly Network tha se personi kishte shfrytëzuar një dobësi në sistemin e rrjetit. Shumica e parave tani janë kthyer, megjithëse hakeri thotë se nuk është i interesuar për shpërblimin prej gjysmë milioni dollarësh.

Menjëherë pas ha*kimit, individi anonim postoi shënime në blockchain të disponueshëm për publikun duke tallur kompaninë dhe duke kërkuar këshilla se si të shpenzonte paratë e vj*edhura. Më vonë, ai pretendoi “se nuk ishte i interesuar për para” dhe premtoi se do t’i kthente të gjitha. Deri të enjten në mbrëmje, Poly Network tha se shumica e pasurive të mbetura në posedim të ha*kerit ishin transferuar në një portofol dixhital të kontrolluar nga ha*keri dhe kompania. Poly Network thotë se është ende duke pritur që procesi i shlyerjes të përfundojë plotësisht, por se po punon me hakerin.

Një pjesë e monedhave të vj*edhura u ngrinë pak pas su*lmit dhe sidoqoftë nuk mund të përdoren nga ha*keri.
“Ha*keri mban akoma 33.4 milion dollarë Tether të vj*edhur [shenja]-sepse ato janë ngrirë nga vetë Tether”, tha Tom Robinson, bashkëthemeluesi i Elliptic, një firmë analitike me bazë në Londër. Në një pyetje dhe përgjigje prej tre faqesh të postuara në internet, ha*keri anonim pretendoi se e kreu vje*dhjen për argëtim dhe për të inkurajuar firmën e shkëmbimit të kriptomonedhës Poly Networks për të përmirësuar sigurinë e saj. Poly Network duket se e ka pranuar shpjegimin dhe e ka quajtur ha*kerin “Mr Kapelja e Bardhë”.

Ha*kerët që cilësohen si “Kapele të bardha” janë studiues të sigurisë etike që përdorin aftësitë e tyre për mirë për të ndihmuar organizatat të gjejnë të metat në sistemet e tyre të sigurisë. Poly Network konfirmoi se i dërgoi një shënim autorit duke thënë “ne besojmë se veprimi juaj është sjellje e kapelave të bardha dhe ne planifikojmë t’ju ofrojmë një shpërblim prej 500,000 dollarësh”.

Firma shtoi: “Ne ju sigurojmë se nuk do të jeni përgjegjës për këtë in*cident”. Lëvizja e pretenduar ka shkaktuar reagime të ndryshme, ku një pjesë aku*zon se do të nxisë ha*kerat që të ndërmarrin të tjera sulme të këtij llojit.
Katie Paxton-Fear, një ha*ker i kapelave të bardha dhe pedagoge në Universitetin Metropolitan të Mançesterit, thotë se “etiketimi i këtij ha*kimi si kapelë e bardhë është vërtet zhgënjyes”. Paxton-Fear ka gjetur mbi 30 dobësi në sistemet e sigurisë në organizata që variojnë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (DoD) deri tek Verizon Media.