Bektash Muka, 27 vjeç është vënë ditën e sotme në prangat e policisë së Maltës pasi mbi të rëndon akuza e vjedhjes.
Shqiptari akuzohet se ka grabitur bizhuteri me vlerë 500 mijë euro në një argjendari në Maltë më 5 tetor 2017.
Së bashku me 22-vjeçarin Daniel Muka, me të cilin ka lidhje familjare, 27-vjeçari akuzohet për grabitjen e një prej dyqaneve më të njohur të bizhuterive “Diamonds International”, në Tigne të Maltës.
Muka u arrestua në aeroport dhe pas kontrollit fizik iu gjet një pistoletë dhe një sasi e vogël lënde narkotike.
Ai është emër i njohur edhe për policinë shqiptare.
KUSH ËSHTË BEKTASH MUKA?
Dy vite më parë, Muka përplasi makinën e tij tip BMW X6 pasi po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar duke u përplasur me murin rrethues të një banese.
Në atë kohë, Muka ishte në ndjekje për një sherr të ndodhur.
Shërbimet e policisë “Shqiponja” i kishin bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS.
Muka nuk iu bind urdhrit të “Shqiponja-ve” për të ndaluar dhe vazhdoi rrugën me shpejtësi dhe si rezultat në rrugën “Prokop Mima” u përplas me një mur rrethues të një banese.
27-vjeçari me të njëjtën automjet, disa muaj më parë, përplasi furgonin e Policisë që përdorej nga “Shqiponjat”, të cilët edhe në atë rast përsëri i kishin bërë shenjë ndalimi.
Gjatë kontrollit në makinën e përplasur të Mukës, Policia gjeti një pistoletë.