SPB Tetovë ka ngritur një padi penale kundër P.K.31 vjeç nga Shkupi dhe Z.S.55 vjeç nga fshati Ratae, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e shtatëve veprave penale mashtrim.
Në periudhën nga viti 2013 deri në janar të vitit 2018 banorëve nga Shkupi dhe fshatrave Zhilce dhe Ratae, të paditurit për shumë të caktuar i kanë ndihmuar për fitimin e mjeteve të pakthyeshme nga programi i zhvillimit rural edhe pse nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore.
Në këtë mënyrë ata kanë shkaktuar një dëm material prej rreth 8.200 euro.