VMRO: Zaev turpërohet të flasë për Kushtetutën


VMRO-ja vlerëson se Zoran Zaev dhe LSDM-ja filluan fushatën për referendumit për marrëveshjen kapitulluese, ndërsa turpërohen të cekin fjalë për mbrojtjen e Kushtetutës, historisë, traditës. “Nuk ka dëshmi më të mirë kur Zaevi u pajtua të pranojë vijat e kuqe greke ku fshihet emri i Republikës së Maqedonisë dhe fshihet identiteti maqedonas.

Zaev hesht rreth asaj se si do të quhet shteti nëse kalon referendumi, dhe a do të ketë pakicë maqedonase në Greqi”, vlerëson partia opozitare. Ata thonë se Zaevi dhe LSDM-ja pa turp keqpërdorin integrimet e Maqedonisë që të arsyetojnë marrëveshjen kapitulluese të cilën, sipas VMRO-DPMNE-së, heqin dorë nga gjithçka që është maqedonase. “Karteli në Qeveri përpiqet t’i manipulojë qytetarët se puna e tyre kriminale është punë e standardeve evropiane. Që ta arsyetojnë përkrahjen e dobët të cilën e marrin në përpjekjen e tyre ta ndryshojnë emrin, Kushtetutën, identitetin, kombësinë, kulturën dhe historinë, LSDM-ja filloi të përçmojë qytetarët dhe t’i ndajë në qytetarë pro-evropian dhe anti-evropian”, vlerëson partia e drejtuar nga Hristian Mickoski./Pacensure