VMRO DPMNE kundër LSDM-së lidhur me zgjedhjet. Partia opozitare nuk mendoj për zgjedhje kur numri i të prekurve me virus po ritet. Për partinë e Mickoskit është joserioze që qytetarët të votojnë në 5 korrik, sepse Maqedonia tani po hyn në pikun e dytë të koranavirusit. Ndërsa për shpërndarjen e sotme të materialit partiak në Kumanovë, ku Spasovski tha se negociatat për datën nuk mund të zgjasin përgjithmonë, VMRO DPMNE ka frikë se kjo përbën rrezik për përhapjen e koronavirusit.
“Kjo është vërtet çnjerëzore. Është edhe një gjest hipokrit i LSDM-së e cila thotë se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm, duke rrezikuar drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarëve. Nuk do të doja të mendoja nëse dhe si do të mbajnë përgjegjës nëse për 10-12-14 ditë prej tani kemi numër serioz të të infektuarve, aty ku aktualisht shohim se kanë gjithnjë e më shumë mitingje masive si pjesë e fushatës së tyre zgjedhore, dhe ende nuk ka datë për zgjedhje dhe askush as që mendon të flasë për zgjedhje” – deklaroi Dimce Arsovski- VMRO DPMNE.
Për BDI-në, shëndeti i qytetarëve është gjithashtu prioritet. Por, nga kjo parti thonë se vendit i duhen institucione të besueshme të zgjedhura nga qytetarët e saj dhe kujtojnë se në shkurt kishte marrëveshje për zgjedhje.
“Në kushte kur hidhet përgjegjësia nga njëra anë në tjetrën, vlerësojmë se mandatin për bartje të përgjegjësisë duhet ta përcaktojë qytetari në proces zgjedhor me të gjitha protokolet e parapara për të mbrojtur shëndetin publik. Qeveria teknike nuk është zgjidhje, por pengesë për ballafaqim me situatën. Agonisë institucionale duhet ti jepet fund” – thonë nga BDI.
Partitë nuk kanë asnjë nismë për një takim të mundshëm të liderëve, pasi kryetari i parlamentit Talat Xhaferi u bëri thirrje krerëve të partive që të bien dakord për zgjedhjet deri më 13 qershor./Alsat